FOTO/ Java e 10-të e Superligës, shkëputet Vllaznia

FOTO/ Java e 10-të e Superligës, shkëputet Vllaznia

19:10, 23/12/2020

Mbyllja e javës së dhjetë të Kategorisë Superiore ka parë sërish ndryshime në klasifikim.

Vllaznia krijon një distancë të qetë të përkohshme nga ndjekësit. Shkodranët kanë grumbulluar 22 pikë pas fitores së shtatë sezonale me Apoloninë në Fier 0-1.

Barazimi i Kukësit me Tiranën u jep mundësi shkodranëve të krijojnë diferencë nga verilindorët me 5 pikë.

Skuadra e Skënder Gegës pati mundësi të fitonte sfidën ndaj kampionëve të Shqipërisë, të cilët kishin mjaft mungesa sot, por takimi u mbyll në barazim 0-0.

Partizani hesht kritikët me fitoren 2-0 ndaj Kastriotit. Të kuqtë mbajnë vendin e tretë në renditje me 16 pikë, një më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 6 më pak se Vllaznia kryesuese.

Kapërcim të madh në renditje ka bërë Teuta. Durrsakët fituan lehtësisht në fushën e Skënderbeut 1-3 duke barazuar me pikë Partizanin e vendit të tretë.

Me 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, te “djemtë e detit” është kthyer besimi për të luftuar për objektivat e larta.

Laçi gjen fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në pankinë. Kurbinasit mposhtën në shtëpi Bylisin 2-0 duke shkuar në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet vetëm 2 pikë larg vendit të tretë, pozicion që çon direkt në fazën kualifikuese të Ligës së Europës.

Tirana hedh një tjetër hap fals në garën për titullin kampion. Bardheblutë u kujdesën më shumë të mos pësonin gol me Kukësin duke grumbulluar pas 10 javëve 14 pikë.

Kastrioti nuk e ruan dot vazhdimësinë pozitive të rezultateve pas fitores së kaluar me Kukësin. Krutanët u mposhtën 2-0 nga Partizani. Me humbjen e sotme, ekipi i Ramazan Ndreut zbret në vendin e shtatë me 13 pikë.

Bylisi bën një paraqitje ndryshe nga Partizani me Laçin duke humbur 2-0. Ballshiotët qëndrojnë në vendin e tetë, me 5 pikë larg Kastriotit të vendit të shtatë.

Skënderbeu dhe Apolonia qëndrojnë dy vendet e fundit të renditjes.

Korçarët pësojnë humbjen e tretë në 5 ndeshjet e fundit duke ndërlikuar akoma më shumë qëndrimin në Superiore. Apolonia qëndron në vendin e dhjetë me 5 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco