Dede: Barazimi rezultat i drejtë, ja çfarë di për Hasanin

Dede: Barazimi rezultat i drejtë, ja çfarë di për Hasanin

19:17, 23/12/2020

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Kukësit në javën e 10-të të kampionatit. Në prononcimin pas ndeshjes, për mikrofonin e Supersport, trajneri i Tiranës, Nevil Dede, analizoi këtë përballje, duke u shprehur:

RASTI I MUÇIT – Do të ishte kënaqësi në qoftë se e zgjidhnim ndeshjen në atë mënyrë.

ANALIZA E NDËSHJES- U prishën ekuilibrat gjatë gjithë kohës. Kur e kthenim topin mbrapa gabonim. Gjithsesi do të thoja ishte një paraqitje pozitive. Lodhja ndihej, shpresojmë që Sasraku mos ketë të ketë një dëmtim serioz. Mund të bënim diçka më shumë, por kemi kundërshtarët të fortë përpara që kanë investuar. Ishte një përballje kokë më kokë.

Ishim vendosur me 3 qendër në mbrojte. Vrapi ishte miks mes 4 dhe 5. Halili ishte më shumë ofensiv. Po të shtynim më shumë në pjesën e parë, mund të godisnim kundërshtarin. Përballë një kundërshtari të tillë, edhe barazimi është i drejtë. Kampionati është i gjatë, skuadrat janë të forta.

PSE TIRANA ËSHTË KAQ PAK AGRESIVE NË PORTË? – Është skuadër e re, ka pak emra nga viti i kaluar. Shkuam pak te porta, ndeshjet e kaluara nuk kemi qenë kaq të vakët. Edhe mund ta zgjidhësh ndeshjen me 1 situatë, duke qenë në ekuilibër. Ky grupi i ri dhe këta elementë më bën të mendojmë që mos ç’ekuilibrohemi kur kemi topin dhe të marrim më të mirën nga këta lojtarë.

8 PIKË NGA VLLAZNIA DHE E VËRTETA ME FERHAN HASANIN- Di që palët janë në negociata me Hasanin. Nuk kam informacion më shumë. Unë këtë skuadër kam gjetur, po mundohem të marr maksimumin nga këta lojtarë. Kampionati është i gjatë, ngarkesa është e madha. Kemi dhe lojtarë që presim të rikthehen. Duhet të pranojmë realitetin. Në këtë gjendje që jemi ky është 70%-80% i skuadrës. Ka lojtarë që po japin mbi 100% e tyre. Dua t’i komplimentoj.

VENDOSJA TAKTIKE- Kontrastet në mesfushë i bën më mirë Toli dhe Batha. Giamfi duhet të krijonte çiftin me Halilin ose trekëndëshin me Torasën. Nuk ia arritëm dot, të çanim kundërshtarin. Dy zëvendësimet ishin pak të paparashikuara, kjo solli mungesën e rasteve të tjera”, u shpreh Dede

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco