‘Humbëm dy pikë’, flet Gega: Goli i anuluar? Arbitrat gabuan

‘Humbëm dy pikë’, flet Gega: Goli i anuluar? Arbitrat gabuan

19:34, 23/12/2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, nuk e fsheh keqardhjen për mungesën e fitores me Tiranë, pasi mendon se skuadra e tij bëri më tepër për t’i merituar tri pikët.

“Çdo trajneri, ekipi i të cilit luan në atë mënyrë, i vjen keq. Luajtëm mirë dhe krijuam intensitet, por humbëm dy pikë dhe shpresojmë t’i kompensojmë. Goli i anuluar? Njerëzit që e kanë parë rastin, aq më tepër ne televizion e dinë më mirë. Unë mendoj se lojtari i Tiranës ka qenë më mbrapa. Ishin gjashtë arbitra dhe duhet ta shihnin me qetësi. Arbitri anësor ishte pak mbrapa, por unë nuk protestoj. Në mendimin tim besoj se arbitrat gabuam. Kur është e paqëllimshme, duhen mbështetur sepse edhe ata gabojnë. Unë flas në konferencë, por klubi përfaqësohet nga të tjerë dhe ata mund ta shohin me qetësi dhe mund të japin qëndrimin e tyre mbi këtë. Nga pamjet që kemi jam i bindur se ishte gol, por nuk po protestoj, po sqaroj idenë time," tha Gega për Supersport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco