Trajneri i Vllaznisë: Po e shijojmë vendin e parë

Trajneri i Vllaznisë: Po e shijojmë vendin e parë

18:27, 23/12/2020

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, u shfaq i kënaqur pas suksesit minimal që arriti skuadra e tij në transfertën fierake ndaj Apolonisë.

Përveç analizës që i bëri sfidës, Brdaric foli për Supersport edhe për gjendjen e sulmuesit Dunga, duke mos dhënë një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pak ditë. Nuk është e lehtë, kemi pasur probleme edhe me fushën. Me sulmin jam i pakënaqur, pasi duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë. Do punojmë në vazhdim më këtë pjesë.

Nuk i dhamë shumë mundësi Apolonisë. Kur nuk shënon u jep besim atyre, pasi është e hapur ndeshja. Nuk dua të flas për emra të veçantë.

Dunga? Na mungon shumë, pasi është një lojtar i mirë. Po e presim dhe nuk do të vijë shpejt. Ishte në një formë të mirë në atë moment. Shpresoj të vijë sa më shpejt.

Rivalët? Çdo ndeshje është e vështirë. Mendoj se me Laçin ishte një ndeshje e vështirë javën e kaluar. Pritej që ata të kishin shumë pikë. Duhet të marrim çdo ndeshje një e nga një, ky kampionat do jetë i vështirë. Jemi të parët dhe po e shijojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco