Deklarata e Kalarit për fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit

Deklarata e Kalarit për fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit

16:48, 23/12/2020

Partizani u rikthye pas shumë ndeshjeve te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Kastriotin.

Pas përfundimit të ndeshjes, zv/trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari, u shpreh se skuadra e meritoi fitoren, duke thënë se bënë ndeshje të mirë.

“E kishim vlerësuar këtë ndeshje. Luanim ndaj Kastriotit që kishte njësoj sa ne pikë. Kanë treguar paraqitje të mira me skuadrat e tjera. E dinim që do na prisnin prapa. Donim të rrisnim presionin te porta kundërshtare. Shfrytëzuam rastet në fund, por e merituam këtë fitore. Përgëzoj Carën, për golin, teksa tregoi edhe vlerat e tij. Përgëzoj edhe çunat e tjerë, që për pak kohë kanë zhvilluar shumë ndeshje. Duke marrë parasysh edhe mungesat.

Ne e kishim parë Kastriotin, për mënyrën se si luan. U munduam që të kishim një administrim të qetë të topit. Çunat ishin të qetë dhe e dinim që do dilnim te goli.

Kritikat e Dajës? Normalisht që kur vjen pas një ndeshje që nuk ke treguar vendosmërinë e duhur, nuk ke qenë i freskët atë që kërkohet nga trajneri, normalisht që do ketë kritika. Nuk mund t’i linim terren kundërshtarëve. Ndeshjet e kaluara kemi treguar se dimë të luajmë futboll dhe kemi bërë mirë”, u shpreh Kalari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco