Vllaznia mposht Apoloninë dhe ruan kreun e renditjes

Vllaznia mposht Apoloninë dhe ruan kreun e renditjes

16:21, 23/12/2020

Ka përfunduar ndeshja midis Apolonisë dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Shkodranët lanë pas krahëve humbjen ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj fierakëve, falë golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj (minuta, 40).

Tri pikë të arta për kuqeblutë, që me këtë fitore ruajnë kreun e renditjes dhe ngjiten në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Apolonia mban vendin e fundit në kuotën e 5 pikëve.

Rezultatet e ndeshjeve të orës 13:45.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco