Ballkani shkarkon trajnerin Ismet Munishi

Ballkani shkarkon trajnerin Ismet Munishi

16:14, 23/12/2020

Klubi i Ballkanit ka vendosur të shkarkojë trajnerin, Ismet Munishi. Shkarkimi vjen, për shkak të rezultateve jo të mira në javët e fundit. Ndarjes mes Munishit dhe klubit nga Suhareka i vuri kapak ajo humbje 0-4 ndaj Gjilanit në shtëpi në ndeshjen e fundit për vitit 2020.

Një disfatë që e la Ballkanin tre pikë pas Dritës kryesuese në renditje, pas 17 ndeshjeve të para të këtij sezoni, me skuadrën nga Suhareka që kryesoi për pjesën më të madhe, por e lëshoi kreun vetëm në fund.

Edhe sezonin e kaluar Ballkani me Munishin bëri një sezon shumë të mirë duke gabuar vetëm në fund dhe duke u renditur i treti pas Dritës dhe Gjilanit. Mediat kosovare ndërkohë si pasues të Munishit po japin ish-trajnerit e Kukësit Orges Shehi por gjithçka mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vazhdim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco