Messi flet pasi theu rekordin historik të Peles

Messi flet pasi theu rekordin historik të Peles

13:36, 23/12/2020

Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles duke shënuar më shumë gola për një ekip të vetëm.

Ylli argjentinasi javën e kaluar barazoi legjendën braziliane me  643 gola, ndërsa të martën mbrëma rrëmbeu vendin e parë me 644 gola me fanellën e Barcelonës.

33-vjeçari e ka pranuar se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të thyente ndonjë rekord në karrierën e tij.

“Kur fillova të luaja futboll, asnjëherë nuk kam menduar se do të arrija të thyeja ndonjë rekord”, ka thënë Messi.

“Unë vetëm mund të falënderoj të gjithë bashkëlojtarë që më kanë ndihmuar ndër vite, familjen time dhe shokët e mi që më kanë mbështetur çdo ditë”.

 “Është një gjë e jashtëzakonshme për të arritur këto gjëra dhe natyrisht se më kanë bërë të punoj më fort, por sërish them se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve”, ka shtuar më tej 6 herë fituesi i Topit të Artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco