Juventusi e mbylli vitin me humbje/ Ronaldo: Na besoni, do të rikthehemi më të fortë!

Juventusi e mbylli vitin me humbje/ Ronaldo: Na besoni, do të rikthehemi më të fortë!

13:21, 23/12/2020

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas përfundimit të ndeshjeve për vitin 2020.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” është shprehur optimist se “Zonja e Vjetër” do t’u rikthehet rezultateve pozitive në vitin 2021.

 “Dje, me një paraqitje të zbehtë dhe një rezultat larg nga i pranueshmi, ne i mbyllëm ndeshjet e caktuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra. Stadiume bosh, protokole COVID, ndeshje të anuluara, ndërprerje të mëdha dhe kalendar shumë i ngjeshur. Por, kjo nuk është arsyetim për asgjë”, shkroi Ronaldo.

“Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë më me vazhdimësi. Ne jemi Juventus. Ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak se shkëlqimi në fushë.

“Shpresoj që kjo ndërprerje e shkurtër do të na ndihmoj të kthehemi edhe më të fortë dhe të bashkuar se kurrë më parë sepse sezoni është larg nga përfundimi dhe në fund ne besojmë se përsëri do të festojmë me tifozët. Na besoni, besoni tek ekipi siç besojmë ne tek ju, dhe do t’ia dalim. Fino alla fine”, përfundoi Ronaldo.

Kujtojmë që Juventusi e mbylli vitin me humbjen 3-0 ndaj Fiorentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco