Dramë për ish- mbrojtësin e Interit, për shkak të ndërlikimeve të COVID-19 i prenë të dy këmbët

Dramë për ish- mbrojtësin e Interit, për shkak të ndërlikimeve të COVID-19 i prenë të dy këmbët

12:16, 23/12/2020

Ish- mbrojtësi i Interit, Napolit dhe Bolonjës, Mauro Bellugi, ka pësuar amputimin (prerje)  të dy gjymtyrëve të poshtme.

Bellugi u shtrua në spital më 4 nëntor të këtij viti sepse rezultoi pozitiv me COVID-19.

Gjenda e tij u përkeqësua deri në pikën që kërkoi ndërhyrje urgjente për ndërlikimet.

Vetë Bellugi, 70 vjeç, tregoi historinë e tij dramatike gjatë një interviste me gazetarin Luca Serafini.

‘’COVID më hoqi këmbën me të cilën shënova kundër Borussia Moenchengladbach", tha ish-mbrojtësi që shënoi golin e vetëm në karrierën e tij kundër gjermanëve, në ndeshjen e Kupës së Evropës më 3 nëntor 1971.

Me guxim të madh Bellugi tashmë po mendon të jetë në gjendje të ecë përsëri falë protezave.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco