Manchester City ‘poker’ ndaj Arsenalit, kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

Manchester City ‘poker’ ndaj Arsenalit, kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

23:08, 22/12/2020

Nuk ka fund kriza e Arsenalit dhe për ta shtyrë më pranë humnerës trajnerin Mikel Arteta mendon Manchester City i Pep Guardiolës.

Citizens triumfuan 1-4 në “Emirates” në sfidën çerekfinale të Kupës së Ligës, duke i nxjerrë jashtë shinave “Topçinjtë” në kompeticionin ku kishin ndoshta më shumë shanse për të triumfuar.

Një ndeshje që pati rivalitet vetëm gjatë pjesës së parë, që u mbyll 1-1.

Golit të City-t, i shënuar nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të, iu përgjigj Lacazette sapo kaloi gjysmë ore loje.

Arsenali u çorientua krejtësisht në fraksionin e dytë, me Citizens që realizuan tri herë radhazi me Mahrez, Foden dhe Laporte.

U kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Ligës edhe Brentfordi, që befasoi Newcastle 1-0 me gol të Dasilvas në minutën e 66-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco