Vendimet e Komisionit të Disiplinës, pezullohet futbollisti i Tiranës

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, pezullohet futbollisti i Tiranës

22:10, 22/12/2020

Një ditë para zhvillimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Kategorisë Superiore, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet për ngjarjet e relatuara që u përkasin sfidave të fundjavës së kaluar.

Bie në sy pezullimi me dy ndeshje i lojtarit të Tiranës, Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

Ngjarja e fundjavës që bëri më shumë bujë ishte goditja më gur e zyrtarit të ndeshjes në Delvina – Alpetrol.

Për këtë ngjarje Delvina humb ndeshjen në tavolinë 3-0 si dhe do t’i zhvillojë në fushë asnjanëse të gjitha takimet e mbetura shtëpiake të sezonit.

Vendimet e Disiplinës

Lojtari i KF Tirana,?Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Zyrtari i Besëlidhja, Gledis Lani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi,?Donald Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Erzeni,?Haxhi Kacmoli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i Flamurtari FC,?Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i Shënkolli U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Maliqi, Franci Caushllari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të Maliqi, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Shkendia B. T., Argid Sheme, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit Shkendia B. T., në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Juventus Akademi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme?për Kampionatin e?Kategorisë së Parë U-19, Grupi B, kundër Football Republic U-19 B, në bazë të nenit 54/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i KS Kastrioti U19, Agim Zeli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me?8?(tetë)?ndeshje?pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Tirana Femra, Denisa Qose, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.

Lojtari i FC Internacional Tirana U17,?Albi Azizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana U17,?Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i FC Internacional Tirana U17,?Ersi Bode, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana U17,?Mateo Uka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Zyrtari i Shkëndija Dr., Jurgen Cupa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me?4?(katër)?ndeshje?pezullim nga aktiviteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco