Ne luftë për jetën, Kampioni i Botës në F1 rrëfen dramën e tij, pas infektimit me Covid

Ne luftë për jetën, Kampioni i Botës në F1 rrëfen dramën e tij, pas infektimit me Covid

19:48, 22/12/2020

Kampioni i botës Luis Hamilton rezultoi pozitiv pas ndeshjes së parë në Bahrein, si rezultat i së cilës humbi dhe garën e të dielës (6 dhjetor) ku u zëvëndësuar nga George Russell.

Kampioni i botës mbeti i izoluar në Bahrein, deri ditë mërkurën (9 dhjetor) kur ai rezultoi negativ në tamponin e dytë.

Së fundmi, Hamilton postoi një fotografi të tij në palestër në Instagram, disa orë pasi u shpall “Sportisti i vitit për 2020” nga BBC.

Ai shkruante se ndihet ende i dobët dhe po përpiqet të rikthehet sa më shpejt.

“Kam humbur 6 kg gjatë dy muajve të fundit – katër prej të cilave kur pata Covid-19. Unë kam humbur shumë masë muskulore. Kështu, jam duke filluar nga një pikë e ulët në forcë tani, jo argëtim, por unë jam i vendosur për të marrë forcën time mbrapa dhe të jem 100% përsëri.

Po filloj pa forcë, e cila nuk është shumë argëtuese, por jam i vendosur të rimarrë forcën time në 100%. Pa dhimbje s’ka fitore.”

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco