Merret vendimi përfundimtar për Juventus-Napoli

Merret vendimi përfundimtar për Juventus-Napoli

19:31, 22/12/2020

Kolegji i Garancive në Sport ka rrëzuar vendimet e dy gjykatave sportive për ndeshjen Juventus-Napoli dhe ka vendosur që sfida të luhet në një datë që mbetet të përcaktohet në ditët e ardhshme nga Liga e Serisë A.

Skuadra e Napolit nuk udhëtoi dot drejt Torinos për sfidën e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, në fillim të muajit tetor, pasi u ndalua nga Agjencia Shëndetësore Lokale e rajonit të Campagnës, duke qenë se dy futbollistë kishin rezultuar pozitivë.

Gjykata Sportive pranë Federatës Italiane dhe më pas ajo e Apelit vendosën fitoren 3-0 të Juventusit në tavolinë dhe zbritjen e një pike në renditje për Napolin, por Kolegji i Garancive Sportive rrëzoi gjithçka dhe u dha të drejtë napolitanëve.

Pas këtij vendimi, tani i takon Ligës së Serisë A që të gjejë një datë të lirë për të caktuar zhvillimin e sfidës, që tani do të klasifikohet si e prapambetur.

Momentalisht nuk ka ende një datë se kur mund të luhet kjo ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco