Propozimi i Lazios për Vedat Muriqin

Propozimi i Lazios për Vedat Muriqin

17:42, 22/12/2020

Sulmuesi i Kosovës dhe i Lazios, Vedat Muriqi, mund të pranojë të kthehet te Fenerbahçe.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të vështirësisë për t’u përshtatur me futbollin italian, 26-vjeçari mund të kalojë në formë huazimi gjatë merkatos së janarit te klubi i famshëm turk.

Në 9 ndeshje të aktivizuara këtë pjesë të parë të sezonit me ekipin e Simone Inzagit, Muriqi ende nuk ka arritur të gjejë golin e parë me bardhekaltërit.

Lazio mund t’i propozojë lojtarit të tij që të rifitojë gjendjen në 6 muajt e ardhshëm te Fenerbahçe në mënyrë që të jetë në formë optimale për sezonin 2021-2022.

Interes për Muriqin ka shfaqur dhe Galatasaray, ndërsa pritet të zbardhet në janar se çfarë do të ndodhë me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco