Dede flet para sfidës me Kukësin: Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme

Dede flet para sfidës me Kukësin: Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme

16:37, 22/12/2020

Nevil Dede u shfaq sot në konferencë për shtyp për të folur për supersfidën mes Tiranës dhe Kukësit, që do të luhet të mërkurën në orën 16:45, për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri i bardhebluve e pranoi se dëmtimet janë kthyer në një problem të madh gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që vlerësoi Kukësin.

Dëmtimet – “Po kalojmë disa probleme, Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa ka qenë e madhe për disa. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë do japin më shumë nesër kundër Kukësit. Problematika të bezdis, por nuk jam i shqetësuar”.

Torassa – “Ai ka pasur një problem, por na ka ndihmuar në çdo ndeshje. Ai ka karakter luftëtari. Sakrifikoi në Korçë dhe bëri një ndeshje të mirë, si ai ashtu edhe skuadra”.

Ndeshja – “Kukësi është një ekip i fortë. Duam të shprehemi mirë, të jemi solidë dhe të përfaqësojmë fanellën. Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme. Nuk është se kemi ecur shumë mirë deri tani. Ajo që e rrit këtë klub janë prodhimi që vjen nga akademia. Është bërë punë e mirë dhe kjo më intereson. Ata e ndjejnë fanellën dhe e duan. Ata që e duan mund të japin edhe më shumë nga vetja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco