Reagim i Bordit të FHK-së pas ngjarjeve në Banjallukë

Reagim i Bordit të FHK-së pas ngjarjeve në Banjallukë

16:10, 22/12/2020

Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antikosovare dhe antishiptare në Banjallukë, me rastin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane në mes të klubit Borac nga Banjalluka dhe klubit tonë, KH Besa Famgas, të zhvilluar më 19 dhjetor 2020.

Një ndeshje sportive e cila do të duhej te ishte në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve të mira mes klubeve, dërgimin e mesazhit të paqes dhe frymës sportive, u shndërrua në arenë të shprehjes të nacionalizmit dhe mosdurimit etnik.

Ndonëse provokimet kanë ndodhur jashtë palestrës ku është luajtur ndeshja, megjithatë nikoqiri dhe vet komuna e Banjallukës është dashur paraprakisht të ndërtojnë frymë tolerante.

Zyra e FHK-së ka reaguar me kohë, para ndeshjes dhe pas ndeshjes duke e informuar EHF-në (përgjegjësin e garave) me atë që po ndodhte në Banjallukë.

Nga ana tjetër ekipi i Borac nga Banjalluka, gjatë qëndrimit në Pejë, ka qenë miqësisht i pritur. Ekipit dhe as një individi nuk i ka munguar asgjë, përkundrazi është pritur në mënyrë miqësore e sportive.

Bordi i FHK-së uron që ngjarje të tilla dhe reaksione të kësaj natyre të ketë sa më pak në arenat sportive evropiane.

Bordi i FHK-së shprehet i vullnetshëm që të vazhdoj të ndërtojë relacione tolerante dhe sportive midis lojtarëve dhe lojtareve si dhe udhëheqjeve të klubeve, pavarësisht prej nga vijnë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco