Mesjava me ndeshje shumë interesante

Mesjava me ndeshje shumë interesante

11:15, 22/12/2020

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Prince Caffe Superligë. 

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadra që janë përballur shumë në vitet e fundit, madje në finale të Play-off-it dhe Superkupës. Bardhekaltrit hyjnë në këtë përballje pas fitores ndaj Trepçës, ndërsa Vreshtarët pas fitores ndaj Pejës. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse Vreshtarët shtatë fitore dhe dy humbje.

Golden Eagle Ylli pas dy humbjeve radhazi, me trajnerin e ri, turkun Fatih Emre Gezer, synon tu rikthehet fitoreve, ku do të përballet me Trepçën, që ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e pesë humbje.

Sfidë interesante shihet ajo ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit. Pejanët kanë shtatë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore dhe tri humbje, andaj pritet të jetë një përballje shumë interesante në ‘Karagaçi’. 

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin, ku të dy skuadrat hyjnë për fitore. Kuqezinjtë që janë rikthyer në Superligë, kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe pesë humbje.

Prince Caffe Superliga - Xhiroja 10

E mërkurë 
15:00 Sigal Prishtina - Rahoveci 
15:00 Golden Eagle Ylli - Trepça

E enjte 
15:00 Peja - Ponte Prizreni 
15:00 Vëllaznimi - Bashkimi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco