Pështyu kundërshtarin, futbollisti në Gjermani dënohet rëndë nga Disiplina

Pështyu kundërshtarin, futbollisti në Gjermani dënohet rëndë nga Disiplina

08:33, 22/12/2020

Sulmuesi i Borussia Mönchengladbach, Marcus Thuram është pezulluar për 6 ndeshje dhe gjobitet me 40,000 euro për pështymën në fytyrën e mbrojtësit të Hoffenheim, Stefan Posch gjatë ndeshjes së Bundesliga të shtunën, Gladbah-Hoffenhaim.

Organi drejtues i futbollit gjerman, DFB, njoftoi sanksionin kundër francezit sot.

“Pesë nga gjashtë ndeshjet do të kenë efekt direkt në Bundesliga, duke përfshirë ndeshjet e kupave, me ndeshjen e gjashtë pezullim deri më 21 dhjetor 2021”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

Gladbach tashmë ka njoftuar se ata do të gjobisin lojtarin veçmas për incidentin. 23-vjeçari u përjashtua me të kuq pas incidentit në humbjen e së shtunës 2-1 në shtëpi, me një rishikim të VAR që përmirësoi kartonin e tij të verdhë në të kuq.

Thuram kërkoi falje në rrjetet sociale pas ndeshjes, duke thënë: “Sot ndodhi diçka që nuk është në karakterin tim dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Unë reagova ndaj një kundërshtari në një mënyrë të gabuar dhe diçka ndodhi aksidentalisht dhe jo qëllimisht”.

“Unë kërkoj falje për të gjithë, ndjesë Stefan Posch, por edhe për kundërshtarët e mi, për shokët e mi të ekipit, për familjen time dhe për të gjithë ata që panë reagimin tim”, vazhdoi Thuram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco