Premier League/ Chelsea dominon në derbin e Londrës

Premier League/ Chelsea dominon në derbin e Londrës

22:54, 21/12/2020

Chelsea fitoi 3-0 në derbin e Londrës ndaj West Hamit, duke lënë pas zhgënjimet që pësoi nga humbjet me Evertonin dhe Wolves.

Skuadra e Frank Lampard dominoi në këtë sfidë, duke mos e vënë në diskutim suksesin.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli të Chelsea-t, i shënuar nga Thiago Silva.

Futbollistët e West Hamit provuan të kthenin baraspeshën në rezultat, por morën goditjen e radhës në minutën e 78-të nga Abraham, i cili shënoi të dytin personal vetëm dy minuta më vonë, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

Me këtë fitore “Blutë e Londrës” ngjiten në vend të 5-të me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco