Elis Bakaj firmos kontratë 1-vjeçare me klubin e ri

Elis Bakaj firmos kontratë 1-vjeçare me klubin e ri

17:46, 21/12/2020

Elis Bakaj ndërron sërish skuadër, por jo kampionat dhe qytet. Pas një sezoni të vështirë te Dynamo Brest, që u kushtëzua nga një dëmtim i rëndë dhe me të cilët u aktivizua vetëm në 7 ndeshje, ish-sulmuesi i Partizanit, Dinamos, Tiranës dhe Kukësit, ka vendosur të largohet nga Dynamo Brest.

Megjithatë, periudha e errët duket se ka kaluar dhe Bakaj tashmë është gati për aventurën e re, që do ta shohë atë të veshë fanellën e skuadrës së Rukh Brest, me të cilët ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Kështu, Bakaj mbetet sërish në Bjellorusi, aty ku është akomoduar prej vitesh, teksa këtë herë nuk ndryshon as qytetin, duke qëndruar në Brest.

Te Rukh, Bakaj synon të shfaqë të njëjtin nivel loje si te Shakthyor Soligorsk dhe shpreson të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat me eksperiencën e tij në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco