Kampionati italian po shkon mirë, në janar mund të rikthehen tifozët

Kampionati italian po shkon mirë, në janar mund të rikthehen tifozët

16:51, 21/12/2020

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, me anë të një interviste në “Radio RAI”, jep deklaratën e madhe për futbolldashësit italianë, duke thënë se në janar do të vlerësohet mundësia e rihapjes së stadiumeve për tifozët.

Kampionati është duke shkuar shumë mirë, është normale që mund të ndodhin surpriza. Kjo është e privuar për protagonistin kryesor, që është tifozi. Nuk e di se për sa kohë do të qëndrojnë stadiumet e mbyllura, kjo varet nga pandemia. Do të vlerësojmë në muajin janar nëse mund të ketë një hap përpara për pjesën e tifozëve në stadium”, deklaroi Gravina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco