Alarm te Milani, i përgjysmuar për sfidën me Lazion

Alarm te Milani, i përgjysmuar për sfidën me Lazion

16:35, 21/12/2020

Zlatan Ibrahimoviç, Simon Kjaer dhe Mateo Gabia e kanë mbyllur vitin 2020.

Suedezi ka dëmtuar muskulin që lidh tendinën e Akilit me pulpën, lëndim identik me atë që pësoi në këmbën e majtë në maj e për të cilin iu deshën 35 ditë për t’u kthyer në fushë.

Në këto kushte ai do të humbasë 6 sfidat e radhës në kampionat, po ashtu siç mund të ndodhë me Mateo Gabian.

Disi më i lehtë dëmtimi në kofshë për Kjaerin, por kuqezinjtë nuk do të rrezikojnë për të përshpejtuar shërimin e danezit.

E njëjta situatë edhe për Ismael Benaserin që për shkak të një mbilodhjeje muskulore ka munguar në tri takimet e fundit.

Algjeriani ka ende shanse të rikuperohet për Lazion, teksa një vendim përfundimtar do të merret mes ditës së sotme e të nesërme.

Moment verifikimesh edhe për Sandro Tonalin, që pas një dyluftimi ajror ndaj Sasuolos, ndjeu shqetësim në muskujt e brendshëm të kofshës së djathtë.

Pioli e zëvendësoi për të mos e rrezikuar, por prania e tij ndaj Lazios do të jetë në dyshim deri në momentin e fundit.

Mungesa e 20-vjeçarit do të ishte e rëndë, pasi ndaj Lazios nuk do të jetë as Kessie i skualifikuar pas kartonit të djeshëm, teksa në dyshim është edhe Rebiç.

Kroati mori një goditje në këmbë ndaj Genoas dhe dje nuk ishte as në stol, por te Milani kanë shpresë për ta pasur të paktën të grumbulluar sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco