Milani nuk i ndahet, kërkon të transferojë ‘yllin’ e Realit

Milani nuk i ndahet, kërkon të transferojë ‘yllin’ e Realit

15:41, 21/12/2020

Milani dëshiron sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Gazeta spanjolle “Diario AS” raporton se kuqezinjtë e duan sulmuesin serb si një alternativë për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje këtë sezon në Seria A, por veterani është duke u përballur me një seri dëmtimesh dhe do të mungojë deri në janar. Në krahun tjetër, Milani shpreson të nënshkruajë me Jovic, i cili u transferua nga Eintracht Frankfurt në Madrid në korrik të 2019-tës.

22-vjeçari ende nuk e ka bindur trajnerin Zinedine Zidane që të jetë pjesë e formacionit të parë, pasi këtë sezon ai ka luajtur vetëm 4 herë në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco