Pyetet troç: Do të largohesh nga Barça? Messi jep këtë përgjigje...

Pyetet troç: Do të largohesh nga Barça? Messi jep këtë përgjigje...

15:21, 21/12/2020

Në kokën e Lionel Messit janë disa çështje për t’u zgjidhur brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Kontrata me Barcelonën skadon pas 6 muajsh, ndërsa argjentinasi nuk dëshiron që të rinovojë me katalanasit. 33-vjeçari sot ka dhënë një intervistë për televizionin spanjoll “La Sexta”, duke rrëfyer për kohën e vështirë që kaloi gjatë verës.

“Tani jam mirë, por duhet ta pranoj se gjatë merkatos së verës kalova kohë shumë të vështira”, shprehet Messi.

Pyetjes se a do të largohet Messi në përfundim të sezonit ai është përgjigjur në mënyrë diplomatike.

“Jam duke kaluar mirë për momentin dhe dua të fokusohem në fitimin e trofeve. Klubi ka kaluar po ashtu një kohë të vështirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco