Goli i vitit është shënuar në ndeshjen e Segunda Division.
Espanyoli ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Almerias në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Ligës 2.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul de Tomas (9’, 84’) për vendasit, ndërsa Jose Corpas Serna (51’) për skuadrën mike. Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga De Tomas ka marrë gjithë vëmendjen pasi ishte shumë i rrallë.
De Tomas ka arritur të shënojë një supergol nga gjysma e fushës. Distanca e golit të shënuar thuhet se është rreth 55 metra duke befasuar të gjithë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: