Shoku i Salah na befason: Ai nuk është i lumtur tek Liverpooli

Shoku i Salah na befason: Ai nuk është i lumtur tek Liverpooli

10:58, 21/12/2020

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli sipas ish-bashkëlojtarit të tij Mohamed Aboutrika.

Shoku i skuadrës i Mohamed Salah tek Kombëtarja e Egjiptit, Mohamed Aboutrika, ka pohuar se ish-lojtari i Romës është i pakënaqur në Liverpool.

“Unë e thirra Salah për situatën e tij në Liverpool dhe ai është i mërzitur, por kjo kurrë nuk do të ndikonte në paraqitjet e tij në fushë” tha ai për “beIN Sport”.

“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ai më tregoi arsyet pse nuk është i lumtur, por ato janë sekrete dhe nuk mund të flas në lidhje me këtë në publik. Një nga arsyet që e zemëroi Salah ishte se atij nuk ju dha shiriti i kapitenit kundër Midtjylland”, tha Aboutrika.

“Për mendimin tim Liverpool dëshiron të shesë Salah për arsye ekonomike, unë skam ndonjë ndikim në atë, por ai është i rritur dhe jam i sigurt që do marrë vendimin e duhur”, tha Mohamed Aboutrika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco