Cungu në ‘Fair Play’: Ja kush është surpriza e fazës së parë në Superligë

Cungu në ‘Fair Play’: Ja kush është surpriza e fazës së parë në Superligë

22:25, 20/12/2020

Tekniku shkodran, Armando Cungu, dha mendimin e tij në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV për kampionatin shqiptar.

Sipas Cungut, Vllaznia e meritoi ta mbyllte fazën e parë në krye të renditjes.  

“Surpriza e fazës së parë është Vllaznia. Me pikët që ka marrë, nuk e priste askush të ishte e para. Merita shkon për të gjithë, por merita kryesore shkon për presidentin Xhaferi.

Shkodra jeton me Vllazninë dhe Vllaznia është “Fe” në Shkodër. Shpresojnë shumë te Vllaznia. Edhe unë shpresoj shumë që të jetë kampione.

Nga ajo që ka treguar faza e parë, Vllaznia e meriton të jetë në krye të tabelës”, deklaroi Cungu në “Fair Play” në Syri TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco