Cristiano Ronaldo merr një tjetër çmim në karrierë

Cristiano Ronaldo merr një tjetër çmim në karrierë

21:16, 20/12/2020

Një tjetër çmim special për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez mori sot çmimin “Golden Foot Award”, (Këmba e Artë), teksa siç e kërkon tradita gjurmët e këmbëve të tij do të ekspozohen në të famshmen “The Champions Promenade” në Monte-Carlo.

“Marrja e këtij çmimi është një nder. Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”, tha portugezi.

Vlen të theksohet fakti që ky është çmim që fitohet 1 herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç.

Ishte  Louis Dukruet, djali i Princeshës Stephanie të Monacos, që përfaqësonte Princin Alberti II i Monacos, ai që dekoroi Cristiano Ronaldon.

LISTA E PLOTË E FITUESVE:

2020 – Cristiano Ronaldo

2019 – Luka Modriç

2018 – Edinson Kavani

2017 – Iker Kasijas

2016 – Xhanluixhi Bufon

2015 – Samuel Eto

2014 – Andres Iniesta

2013 – Didier Drogba

2012 – Zllatan Ibrahimoviç

2011 – Rajan Gigs

2010 – Françesko Toti

2009 – Ronaldinjo

2008 – Roberto Karlos

2007 – Alesandro Del Piero

2006 – Ronaldo

2005 – Andrij Shevçenko

2004 – Pavel Nedved

2003 – Roberto Baxho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco