Premier League/ ‘Festival’ golash në Manchester United-Leeds

Premier League/ ‘Festival’ golash në Manchester United-Leeds

20:09, 20/12/2020

Festival golash në “Old Trafford” në sfidën mes Manchester United he Leeds United.

“Djajtë e kuq” dhuruan spektakël përballë ekipit të Marcelo Bielsas, duke fituar me rezultat tenistik 6-2.

Këtë radhë “El Loco” nuk mund të bënte asnjë “magji”, pasi në mënyrë të pabesueshme ekipi i tij pësoi katër gola vetëm në pjesën e parë, dy brenda tri minutave të para, kur ende futbollistët në fushë nuk kishin ngrohur mirë muskujt.

McTominay realizoi dy herë brenda dy minutave lojë (2’ dhe 3’), i shërbyer nga Bruno Fernandez dhe Martial, duke u shkaktuar një shok psikologjik lojtarëve miq.

Reagimi i Leedsit ishte kaotik, aq sa rezultati shoi në 4-0 pa u mbushur minuta e 37-të, pasi gjetën rrugën e rrjetës edhe Fernandez dhe Lindelof.

Në minutën e 41-të skuadra e Bielsas shënoi një gol shpresë me Raphinan, finalizimin që rezultoi thjesht iluzion, pasi Manchester United shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me James (66’) dhe Fernandez (70’) me 11-metërsh.

Praktikisht ndeshja u mbyll, megjithatë futbollistët e Leedsit mundën të realizonin një tjetër gol me Dallas në të 77-tën, që vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në vendin e tretë më 26 pikë, një më pak se Leicester City dhe pesë më pak se Liverpooli kryesues, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco