Serie A/ Milani dhe Interi mbajnë të njëjtin hap

Serie A/ Milani dhe Interi mbajnë të njëjtin hap

18:58, 20/12/2020

Skuadrat milaneze mbeten në krye të Serisë A edhe pas javës së 13-të.

Milani dhe Interi siguruan fitore identike 2-1, kuqezinjtë në fushën e Sassuolos, ndërsa zikaltrit ndaj Spezias në “San Siro”.

Diferenca me rivalëve ndërqytetas mbetet e ngushtë: 31 pikë “Djalli”, 30 skuadra e Contes.

Milani, që vinte pas dy barazimeve radhazi, në fakt i mbylli herët llogaritë me Sassuolon, pas kaloi në epërsi të dyfishtë pa u mbushur gjysmë ore lojë.

Leao zhbllokoi sfidën që në minutën e parë, me saktë që në sekondën e 7-të (goli më i shpejtë në historinë e Serisë A), i shërbyer nga Calhanoglu, ndërsa në minutën e 26-të shënoi Saelemaekers.

Më herët, pak minuta pas golit të parë, sistemi VAR anuloi golin turkut Calhanonglu. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Berardi rihapi ndeshjen (1-2), por nuk pati më kohë për skuadrën vendëse për të shmangur humbjen.

Interi e ka bërë zakon që të reagojë në pjesën e dytë edhe kur përballë ka kundërshtarë jo të nivelit më të lartë.

Kështu ndodhi edhe përballë Spezias, me golin e parë që u shënua nga Hakimi në minutën e 51-të, për të ardhur më pas te penalltia (u akordua nga sistemi VAR) e shndërruar në gol i zakonshmi Lukaku.

Në limitet e kohës së rregullt Spezia shënoi me Piccolin që nuk do t’i vlente asgjë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Interit në Serinë A, sigurisht ka shumë shkëlqim, por që tregon se skuadra e Contes i merr pikët pa shumë sforcim, çka e bën pretendente serioze për titullin kampion.

Në takimet e tjera Cagliari barazoi 1-1 me Udinesen (Lykogiannis 27’/ Lasagna 57’), ndërsa Benevento iu imponua 2-0 Genoas me gola të Insignes dhe Sou (11-m).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco