Dinamo barazon dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Dinamo barazon dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

15:35, 20/12/2020

Dinamo mban kreun me llogari, pasi barazon në transfertë me Burrelin rival.

Një ndeshje e mbyllur me rezultatin 0-0 dhe blutë lënë pas Korabin dhe matjanët.

Skuadra e Samuel Nikajt u përpoq shumë të fitonte, pasi luante në shtëpi dhe rastet nuk i munguan.

Gjithsesi Dinamo, duke e qenë e kujdesshme e mori një pikë që u mjafton në një transfertë të vështirë si kjo në Burrel.

Ditën e sotme u luajt edhe një ndeshje tjetër, Partizani B-Veleçiku, që u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë realizuan me anë të mbrojtësit Florian Peqini, ndërsa ekipi nga Kopliku barazoi me Shekajn.

Ky i fundit shënoi me penallti.

Kategoria e Parë, Grupi A

Partizani B-Veleçiku 1-1

Shënues: Peqini 47’ / Shekaj (pen.) 78’

Burreli-Dinamo 0-0

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco