Gjyqtari u godit me gur, Bashkimi i Arbitrave: Autori të vihet përpara përgjegjësisë

Gjyqtari u godit me gur, Bashkimi i Arbitrave: Autori të vihet përpara përgjegjësisë

14:18, 20/12/2020

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Kategorinë e Dytë grupi B, ku një tifoz goditi anësorin e ndeshjes Delvina – Albpetroli me gur në kokë, ka marrë reagimin e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë.

Në reagimin për ngjarjen, shprehet solidariteti me gjyqtarin Elis Pulaj dhe kërkohet ndëshkimi I autorit (A.H.), I shpallur në kërkim. Kujtojmë se gjyqtari u godit nga jashtë rrethimit, me ndeshjen që u pezullua. Pulaj përfundoi në urgjencë ku mori ndihmën e parë.

Reagimi:

Bashkimi Arbitrave Shqiptarë të Futbollit shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e ndodhur dje në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Delvina-Albpetroli, dhe dënon sulmin e dhunshëm ndaj gjyqtarit Elis Pulaj.

BASHF shpreh solidaritetin më të fortë me gjyqtarin Pulaj dhe, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për ndalimin e autorëve të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të marrin të gjitha masat për të parandaluar akte të tillë të turpshme. Ne nxisim lojën ‘fair-play’ dhe theksojmë me forcë se dhuna nuk ka vend në futboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco