Mourinho: Unë jam shembulli i djalit të mirë në pankinë

Mourinho: Unë jam shembulli i djalit të mirë në pankinë

11:42, 20/12/2020

Jose Mourinho ka thënë se ai është shembull i sjelljes së mirë në pankinë dhe gjithmonë ndëshkohet, për dallim nga disa të tjerë që bëjnë gjithçka dhe nuk ndëshkohen fare.

Portugezi ka akuzuar zyrtarët e Premierligës për ‘standarde të dyfishta’ kur bëhet fjala tek sjellja e trajnerëve tek shtabi teknik.

57 vjeçari bëri bujë në media pas lojës ndaj Liverpool, ku e ndali trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, dhe i tha se ekipi i tij ishte më i mirë.

‘Për vite me radhë jam konsideruar si shembull i keq i sjelljes’, tha ai.

‘Unë sinqerisht e konsideroj veten si shembull shumë të mirë të sjelljes. Por, unë shoh të tjerët që bëjnë gjëra që unë kurr nuk do ti bëja dhe nuk ndëshkohen për këtë, e di sepse e përjetoj çdo ditë këtë’, tha ‘The Special One’.

‘Kjo ndodhë ndoshta sepse ne nuk flasim’, përfundoi Jose Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco