Mazrekaj: Partizani e Kukësi nuk janë për titullin kampion

Mazrekaj: Partizani e Kukësi nuk janë për titullin kampion

11:30, 20/12/2020

Mentor Mazrekaj u kthye këtë sezon në futbollin shqiptar, me Laçin, që i dha mundësinë prishtinasit për tu kthyer në gjendjen e tij dhe për të bërë mirë, pas një kohe kur tërheqja nga futbolli ishte vendim thuajse i kryer.

Por ndodhi ndryshe dhe 31-vjeçari po fiton disa minuta te Laçi, ashtu siç bëri në fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë, ku u aktivizua në minutën e 61-të. Së fundmi ai foli për Supersport në lidhje me këtë ndeshje dhe jo vetëm. Sipas tij pretendentët për titullin janë vetëm tre: Tirana, Teuta dhe Laçi.

 ‘Shpresojmë të përfundojë Laçi si Juventusi, kampion. Lojtari më i mirë në botë? Kam simpatizuar Ronaldon. Laçi e nisi me ngërç sezoni e kjo fitore na ka futur në shina, pasi kemi objektiva madhorë. Mediet thonë gjithmonë: Laçi kampion. Një fitore si kjo, me mund të madh, vlen 6 pikë.

Tri skuadra janë në luftë për titull: Laçi, Teuta dhe Tirana. Partizani ka një grup të vogël lojtarësh dhe nuk e përballon dot sezonin. Kukësi nuk ka organikë cilësore, përveçse në sulm. Në janar nuk mund të gjesh lojtarë të mirë.

Nuk kam pasur shumë minuta në këmbë, vetëm duke luajtur do të arrij formën time. Ndihem më mirë në këtë pozicion. Duro më njeh mua mirë. Unë kam dhënë ndihmë edhe në pozicionin pas sulmuesit. Kam pasur probleme me mediet, por edhe me trajnerë’, u shpreh sulmuesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco