VIDEO/ Bayern fitore të çmendur ndaj Leverkusen,  shkëlqen Lewandowski

VIDEO/ Bayern fitore të çmendur ndaj Leverkusen, shkëlqen Lewandowski

20:47, 19/12/2020

Bayern Munchen ka marrë kryesimin e Bundesligas.

Bavarezët mposhtën 2-1 Bayer Leverkusenin në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në elitëën e futbollit gjerman.

Leverkusen e nisën mirë ndeshjen. Në minutën e 14′, Patrick Schick, shënoi për avantazhin e Leverkusen me një gol fantastik “Alla Zidane”. Në minutën e 43′, Thomas Muller, asistoi për Robert Leëandoëski, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë, bavarezët bënë ndryshime dhe provuan të fitojnë ndeshjen. Në minutën e 90+3’ pikërisht i rikthyeri, Joshua Kimmich asistoi për Robert Leëandoëski për t’i dhuruar ekipit të tij një fitore të çmendur në sekondat e fundit.

Pas këtij triumfi, Bayern pozicionohet në vendin e parë me 30 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Leverkusen e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco