Superliga/ Tirana bën 'paqe' në Korçë, Vllaznia thyhet në Laç

Superliga/ Tirana bën 'paqe' në Korçë, Vllaznia thyhet në Laç

15:47, 19/12/2020

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore. 

Ndeshja që në fillim nisi shumë mirë, me të dyja skuadrat që kishim dy raste të arta shënimi, fillimisht Skënderbeu me Mensah dhe më pas Tirana me Najdovskin. 

Pas disa mundësive të nëjpasnëjshme, ishin korçarët ata që shënuan të parët, me anë të Uendi Marës, i cili pas një kombinimi perfekt me Mensah, ia del ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 42’.

Pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese, por në minutën e 67-të bardheblutë mbetën me 10 lojtarë pasi Ismajgeci u ndëshkua me karton të kuq, pas një momenti nervozizmi me Qaqin.

Kur mendohej se për Tiranën gjërat u vështirësuan, ky karton i kuq i zgjoi bardheblutë, të cilët vetëm 3 minuta më vonë gjetën golin e barazimit me Idriz Bathën, i cili shënoi pas një aksioni të krijuar nga ai vetë. 

Pas kësaj kampionët kishin edhe raste të tjera, por nuk ia dolën të shënonin golin e përmbysjes.

Laçi ka mposhtur kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 87-të. 

Një fitore tepër e rëndësishme për të besuarit e Shpëtim Duros, në një sfidë tepër të luftuar që prodhoi raste nga të dyja krahut.

Me këtë triumf, kurbinasit u ngjitën në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë Vllaznia mbetet në vendin e parë me 19 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco