Pioli: Ibra do të kthehet më i fortë se ishte

Pioli: Ibra do të kthehet më i fortë se ishte

15:09, 19/12/2020

Pas dy barazimeve radhazi, Milani do të udhëtojë drejt Emilia Romagnas për t’u përballur me Sassuolon në “Mapei Stadium”, një pengesë mjaft e vështirë për kuqezinjtë, që kanë si synim të festojnë Krishtlindjen në vendin e parë të renditjes.
Trajneri Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku foli jo vetëm për mungesën e Ibrahimovic, por edhe dyshimet për gjendjen fizike të Rebic, megjithatë theksoi se skuadra shkon për të marrë 3 pikët ndaj Sassuolos.

Te Milani shënojnë shumë futbollistë…
Është një plus për ne, pasi tregon se jemi të paparashikueshëm, pasi në të kundërt kundërshtarët tanë do ta kishin shumë të lehtë të bllokonin pikat tona të referimit. Duhet të jemi gjithmonë kërkues dhe të shkojmë me sa më shumë futbollistë në zonën kundërshtare. Një trajner është gjithmonë i kënaqur kur shënojnë të gjithë në skuadrën e tij.

Jeni i kënaqur me rrugëtimin e bërë gjatë këtij viti dhe me vendin e parë në renditje?
Jemi të vetëdijshëm për punën që kemi bërë gjatë këtij viti kalendarik, por gjithashtu e kemi të qartë që jemi në fillim të rrugëtimit tonë dhe kemi ende shumë punë për të bërë. Skuadra është konsoliduar dhe tani lojtarët e kanë të qartë çfarë dua prej tyre në fushë, ndaj kemi arritur të marrim 15 pikë më shumë sesa një vit më parë. Megjithatë këtë sezon kampionati është shumë i ngjeshur dhe sigurisht që arritja e objektivit do të jetë shumë më e vështirë.

Sa e vështirë do të jetë ndaj Sassuolos?
Flasim për një skuadër të konsoliduar tashmë, që vendoset mirë në fushë dhe që ka futbollistë shumë të shpejtë e të zgjuar. Është një skuadër shumë cilësore dhe e stërvitur mirë, ndaj duhet ta përballojmë me vëmendjen maksimale dhe të jemi të zotët të kuptojmë momentet vendimtare të lojës. E përballojmë me respekt Sassuolon, por njëkohësisht me dëshirën për të marrë 3 pikët.

Çfarë ndodhi me Ibrën?
Ishte një ditë e vështirë dje, pasi para stërvitjes ishim të bindur që mund ta aktivizonim për disa minuta ndaj Sassuolos, por më pas ndodhi ai dëmtim. Më vjen keq për të pasi kishte shumë dëshirë të ndihmonte skuadrën, por është një kampion dhe jam i bindur që do të rikthehet më i fortë se më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco