Një person futet në fushë dhe godet anësorin, anulohet ndeshja e kampionatit shqiptar

Një person futet në fushë dhe godet anësorin, anulohet ndeshja e kampionatit shqiptar

14:46, 19/12/2020

Një incident i paprecedentë ka ndodhur para startit të sfidës mes Delvinës dhe Albpetrolit e planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së anësorit, ndeshja e Kategorisë së Dytë është anuluar.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.

REAGIMI I DELVINËS:
"Fk Delvina shprehet e indinjuar nga incidenti i ndodhur diten e sotme ne ndeshjen kunder Albpetrolit, per hyrjen ne fushe te 1 personi i cili ka godit anesorin pasi eshte futur ne fushe,ndeshja eshte nderprere pas ketij incidenti,nuk mund te goditet 1 qytet i tere 1 ekip i tere nga 1 njeri qe fundja mund te quhet i cmendur dhe eshte futur ne fushen e sportit kur ndeshja eshte pa spektatore, kerkojme vetem drejtesin asgje me shume, ekipi qyteti nuk eshte fajtor per asgje dhe nuk ka pjese fare ne kete incident,kerkojme 1 zgjidhje dhe sqarim sa me te shpejte te ngjarjes".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco