Mourinho harron Liverpoolin, synon kthesën në sfidën e radhës në Premierligë

Mourinho harron Liverpoolin, synon kthesën në sfidën e radhës në Premierligë

13:13, 19/12/2020

Jose Mourinho nuk i pranon kritikat për stilin e lojës së Tottenhamit të tij, duke thënë se gjithçka ka rëndësi janë rezultatet. 
“Spursat” u mundën nga Liverpooli në “Anfield” në minutën e fundit dhe pas ndeshjes portugezi i tha Kloppit se skuadra më e mirë humbi, edhe pse Tottenhami i tij zotëroi vetëm 24% të topit ndaj kampionëve, por pati rastet më të mira për t’i goditur në kundërsulm.
Për më tepër, skuadra e Liverpoolit bëri vetëm 200 pasime në 1/3-at e fundit të fushës ndaj 19 të Tottenhamit. 
I pyetur në konferencën për shtyp përpara duelit me Leicesterin të dielën për kritikat që mori stili i tij i lojës, Mou tha: “Nuk e di. Nuk kam lexuar shumë që prej ndeshjes. Më kanë kaluar disa informacione, por gjithçka di është se si ne luajtëm. Unë di gjithashtu rezultatin, i cili në fund është gjëja më e rëndësishme. Çfarë tjetër ka për të thënë? Ajo mbaroi. Tani të shohim ndeshjen e radhës, të rikthehemi të fitojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco