Leverkusen-Bayern Munchen përcakton kryesuesin e vitit në Bundesligë

Leverkusen-Bayern Munchen përcakton kryesuesin e vitit në Bundesligë

09:51, 19/12/2020

 Bayer Leverkusen është rikthyer të kryesojë kampionatin gjerman dhe të rivalizojë të paktën momentalisht Bayernin e Mynihut në rrugën për titullin kampion, pasi është e vetmja skuadër e Bundesligës që nuk ka pësuar ende humbje në 12 javët e para, ku numëron 8 fitore dhe 4 barazime.

Sonte në orën 18:30 “Aspirinat” do të presin në “Bay Arena” pikërisht kampionët në fuqi të Gjermanisë e Europës, Bayernin e Mynihut, në sfidën më të rëndësishme të javës së 13-të të kampionatit gjerman.

Përballja mes dy skuadrave ka sjellë gola të shumtë dhe spektakël vazhdimisht, ndaj nuk pritet të ketë përjashtim as sfida e mbrëmjes së sotme, me dy skuadrat që ndajnë vendin e parë dhe të dytë me vetëm një pikë diferencë.

Hansi Flick do të duhet të bëjë pa shërbimet e Leon Goretzkës, por në dyshim është edhe Joshua Kimmich, ndërsa nga ana tjetër Leverkusen ka në dispozicion të gjithë titullarët dhe pritet shumë nga sulmuesi Lucas Alario, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Bayer Leverkusen ka mbrojtjen e dytë më të mirë me 10 gola të pësuar (9 ka pësuar Leipzig), ndërsa bavarezët e Hansi Flick kanë nxjerrë plot 18 herë topin nga rrjeta në 12 javët e para të sezonit, megjithatë mund të krenohen me sulmin, pasi kanë shënuar plot 37 gola, 10 më tepër se “Aspirinat”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco