Interi 'harron' eliminimin nga Championsi,

Interi 'harron' eliminimin nga Championsi,

09:49, 19/12/2020

Interi 'harron' eliminimin nga Championsi, përqendron të gjitha forcat në kampionat Eliminimi nga Liga e Kampionëve djeg ende, por Interi duket se i ka përqendruar të gjithë forcat në kampionat dhe ndaj Napolit regjistroi fitoren e pestë radhazi, që e ka ngjitur në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Milani kryesues.

Të dielën zikaltrit do të presin Spezian në “San Siro”, ndërsa Conte ka marrë lajme mjaft të mira nga infermieria, pasi mesfushori kilen Arturo Vidal është rikuperuar plotësisht, ndërsa edhe kroati Marcelo Brozovic ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen ndaj Napolit.

Përveç këtyre të dyve, në formë mjaft të mirë është dukur edhe Stefano Sensi, ndërsa me grupin po stërvitet edhe Radja Nainggolan, duke bërë që Conte të ketë plot 7 mesfushorë në dispozicion për ndeshjen me Spezian.

Kjo do t’i lejojë teknikut zikaltër të lërë pushim Barellën apo Gagliardinin, që kanë luajtur rregullisht javët e fundit, ndërsa edhe në mbrojtje pritet të pushojnë dyshja De Vrij-Bastoni, në vendin e të cilëve do të luajnë Kolarov e Ranocchia.

Vetëm në sulm zgjedhjet janë të detyruara për Conten, pasi Sanchez ka mbyllur vitin dhe Pinamonti ka ende probleme, ndaj si me Spezian të dielën, ashtu edhe me Veronën të mërkurën e ardhshme, pritet të luajnë dyshja Lukaku-Lautaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco