Inaugurohet në prani të 20 mijë spektatorëve stadiumi i Botërorit Katar '2022'

Inaugurohet në prani të 20 mijë spektatorëve stadiumi i Botërorit Katar '2022'

09:46, 19/12/2020

Në Katar është hapur për publikun një nga stadiumet më të bukur, që do të shërbejë për Kupën e Botës 2022.

Një ceremoni inaugurimi spekakolare në Doha për stadiumin "Ahmad Bin Ali", i cili mban 40 mijë spektatorë dhe gjendet vetëm 24 kilometra larg kryeqytetit rreth të cilit janë ndërtuar shumë impiante të tilla për të pritur aktivitetin.

Për të inauguruar impiantin, aty u zhvillua finalja e Kupës së Emirit, mes skuadrave të Al Sad dhe Al Arabi.

I pranishëm ishte sheiku Tamim Bin Hamad Al Thani, e sigurisht edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në këtë ndeshje që u ndoq nga 20 mijë spektatorë, të gjithë të testuar më përpara për COVID-19.

Infantino foli me elozhe për këtë stadium dhe komfirmoi përsëri se Katari është gati për Botërorin, ndonëse ka edhe dy vite që na ndajnë nga aktivitetit në fjalë, i pari që zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco