Klop u zgjodh trajneri më i mirë, reagon Hansi Flik: U zhgënjeva, por ta marrim me sportivitet

Klop u zgjodh trajneri më i mirë, reagon Hansi Flik: U zhgënjeva, por ta marrim me sportivitet

09:31, 19/12/2020 Surpriza më e madhe e natës së çmimeve “The Best” të FIFA-s nuk ishte fitorja e Robert Levandovskit duke mundur Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin për çmimin e lojtarit më të mirë, por renditja në vendin e dytë për Hansi Flick, pas krahëve të Jurgen Klop për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2020.
Një votë që u vendos nga përzgjedhja e trajnerëve, të cilëve iu dha prioritet para votës së tifozëve apo kapitenëve të përfaqësueseve, që kishin çuar në barazimin e plotë 24-24 mes dy gjermanëve. 
Shumëkush e cilësoi si absurd këtë çmim, duke llogaritur se Flick kishte fituar gjithçka me Bajern Mynih, ndërsa Klop vetëm titullin kampion me Liverpulin.
“E marrim me sportivitet. Padyshim, ishim pak të zhgënjyer, por jeta vazhdon. Ne kemi objektiva të rinj”, tha Flik para gazetarëve. 
“Një titull kampion, një Kupë, fitorja e Ligës së Kampioneve me një ekip dhe çdo gjë që e rrethon, vlen më shumë, pasi dhuron emocione të pabesueshme”, ishin fjalët e teknikut gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco