Dënohet trajneri italian se ofendoi nga kombësia sulmuesin shqiptar

Dënohet trajneri italian se ofendoi nga kombësia sulmuesin shqiptar

09:09, 19/12/2020 Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në ndeshjen e dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento- San Xhorxhio Sediko.
Trento, ku luan futbollisti shqiptar Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të pakëndshme. 
31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.
Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. 
Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj.
Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm nëj sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, tek Adriese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco