Gjendje e tensionuar te Partizani para sfidës me Bylisin

Gjendje e tensionuar te Partizani para sfidës me Bylisin

08:43, 19/12/2020 Një javë tepër e ngarkuar te Partizani. Gjithçka nisi me atë humbje kundër Vllaznisë që la një shije të hidhur te “demat”. 
Drejtori Olsi Rama u ndalua shumë te tifozët që kishte Vllaznia në stadium, duke marrë dhe replikën e Alban Xhaferit.
Më vonë, vëmendjen e morën dy futbollistët, Melo dhe Asani. 
Mesazhe në rrjetet sociale dhe foto me agjentin në Tiranë, çka bëri që Asani të kthehet në një çështje te “demat e kuq”. 
25-vjeçari mund të jetë largimi i parë nga Partizani, pasi ka më shumë se një muaj që nuk po luan titullar.
Edhe gjyqi në CAS ndodhi gjatë kësaj jave për Partizanin, ku ende nuk ka një përgjigje finale. 
Të gjitha këto ngjarje, kanë sjellë disi tension te të kuqtë dhe trajneri Daja, nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bylisin, ndoshta për të frenuar disi zhvillimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco