Dortmundi vazhdon zhgënjen, mposhtet nga Union Berlin

Dortmundi vazhdon zhgënjen, mposhtet nga Union Berlin

23:04, 18/12/2020

Union Berlin fiton 2-1 në përballjen ndaj Borussia Dortmund e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

Kjo ishte ndeshja e parë e Borussia Dortmund, me trajnerin e ri, Edin Terzic i cili është emëruar i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Ndeshja filloi mirë dhe gjithçka dukej e balancuar, por në pjesën e parë skuadrat nuk arritën të bëjnë dallimin. Me të filluar pjesa e dytë, Union Berlin ishte më e rrezikshme.

Goli i parë u shënua nga Taiwo Awoniyi në minutën e 57? për avantazhin e vendasve. Nuk  vonoi shumë dhe Dortmund shënoi në minutën 60? me anë të talentit 16 vjeçar, Youssoufa Moukoko.

Por, Union Berlin në mënyrë spektakolare shtangu kundërshtarin në minutën 78? pasi Marvin Friedrich i dha avantazhin për 2-1.

Pas kësaj fitore, Union Berlin ngjitet në vendin e 5-të me 21 pikë të grumbulluara kurse Dortmundi pozicionohet e katërta me 1 pikë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco