McKennie shpallet lojtari i vitit në SHBA

McKennie shpallet lojtari i vitit në SHBA

22:25, 18/12/2020

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie është shpallur lojtari më i mirë amerikan i vitit 2020.

Verën e kaluar 22-vjeçari mbërriti tek Juventuso nga Schalke 04 ndërsa me përfaqësuesen e Amerikës ai ka zhvilluar 19 paraqitje.

McKennie ka zhvilluar 8 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar dy gola, i fundit në derbin ndaj Torinos, po ashtu shënoi në fitoren kundër Barcelonës.

Ai u shpreh i kënaqur me çmimin e fituar, por gjithashtu ishte paksa i befasuar.  Ai ka falenderuar tifozët për mbështetjen, dhe ka shprehur dëshirën e tij që Kombëtarja amerikane të kualifikohet në Kupën e Botës të vitit 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco