Ndahet nga jeta Sabri Balla, Partizani mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe!

Ndahet nga jeta Sabri Balla, Partizani mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe!

20:31, 18/12/2020

Në moshën 54-vjeçare ndahet nga jeta ish-futbollisti i Partizanit, Sabri Balla pasi prej kohësh vuante nga diabeti.

Klubi i Partizanit ka ngushëlluar familjen e ish-futbollistit:

Reagimi zyrtar i Partizanit:

NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 54 vjeçare të ish mesfushorit të Partizanit Sabri Balla, i cili së fundmi vuante nga diabeti.

Bikja ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Akademisë së Partizanit. Në sezonin 1984-1985 në moshën 18- vjeçare, ai do të përfshihej në ekipin e parë , duke luajtur edhe titullar në formacion. Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga ekipi përfaqësues  Shpresa. Balla ishte pjesë e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërise në 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro, Lika etj. Sezoni 1985-86 do të ishte i fundit për të me fanelën e kuqe , pasi karriera e tij do të mbyllej shumë shpejt si pasojë e një dëmtimi të parikuperueshëm.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Sabri Balla!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco