Juventusi me ‘dhimbje koke’, dëmtohet sulmuesi i skuadrës

Juventusi me ‘dhimbje koke’, dëmtohet sulmuesi i skuadrës

19:32, 18/12/2020

Paulo Dybala i është shtuar listës së futbollistëve të lënduar te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” nuk do të jetë e kompletuar ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Parmës.

Trajneri Andrea Pirlo ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për duelin e së shtunës, ndërsa bie në sy mungesa e sulmuesit argjentinas i cili pësoi një dëmtim në seancën e sotme stërvitore.

Po ashtu, në duelin e radhës do të mungojnë edhe Merih Demiral, Giorgio Chiellini e Arthur Melo. Ja lista e futbollistëve tek Juventusi:

Portierët: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtësit: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta

Mesfushorët: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski

Sulmuesit: Ronaldo, Morata, Da Graca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco